Masa lehtësuese për mërgimtarët gjatë festave të fundvitit

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka prezantuar zotimin e tij për një mbështetje të fuqishme institucionale ndaj Policisë së Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ramadani ka theksuar se qeverisja e ardhshme do të jetë ajo që, sipas tij, do t’u qëndrojë më së shumti pranë policëve në historinë e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se do të planifikohet dhe funksionalizohet Pakoja e Sigurimit për Policinë e Kosovës.

Sipas Ramadanit, kjo pako do të përfshijë sigurimin shëndetësor, sigurimin jetësor, si dhe përmirësimin e mirëqenies së policëve, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit gjatë kryerjes së detyrës.Po ashtu, ai ka paralajmëruar se gjatë mandatit të ardhshëm do të shtohen edhe 1 mijë policë të rinj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve operative dhe gatishmërisë për reagim të Policisë së Kosovës.