Rrugëtimi i klubit tonë në elitën e futbollit kosovar ka qenë i mbushur me sfida dhe përballje të natyrshme për çdo ekip që synon sukses afatgjatë. Megjithatë, kur ke përkrahjen e partnerëve të qëndrueshëm, ky rrugëtim bëhet më i lehtë dhe më i fuqishëm.
Një prej këtyre partnerëve është Kastrati Center, rrjeti i marketeve në Malishevë dhe Suharekë, i cili është shndërruar në një model të vërtetë suksesi në biznes. Përveç shërbimeve cilësore, Kastrati Center ka dhënë kontribut të rëndësishëm në punësim dhe rritjen e mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë.
Partneriteti me një biznes të tillë nuk është vetëm mbështetje financiare, është motivim. Na jep forcë dhe besim që të vazhdojmë përpara, duke e bërë qytetin tonë edhe më krenar.
Klubi i Futbollit Suhareka shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Kastrati Center ka dhënë këto katër vite radhazi. Kjo mbështetje nuk është vetëm për klubin, por është një investim i çmuar për rininë tonë dhe komunitetin në tërësi.
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe partneritetin e sinqertë!


















Lini një Përgjigje