Kryetari Muharremaj: Punimet po vazhdojnë në urën e fshatit Sopi që lidh katër fshatra(Video) /

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se punimet në urën e fshatit Sopi janë duke vazhduar me intensitet të plotë.


Në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Muharremaj ka treguar nga afër zhvillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor, i cili lidh katër fshatra: Leshanin, Shirokën, Gjinocin dhe Topliqanin.

Sipas kryetarit, projekti pritet të përfundojë brenda muajit, ndërsa financohet nga Granti i Performancës, si një nga investimet e realizuara me fondet e Komunës së Suharekës.

“Ky projekt do të ndihmojë edhe më shumë banorët e kësaj zone dhe do të lehtësojë ndërlidhjen e fshatrave me qendrën e komunës,” – theksoi Muharremaj në videon e postuar.

Investimi në urën e Sopit shihet si një hap tjetër i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe në rritjen e sigurisë dhe qarkullimit për banorët e zonës.