Sot, kryetari Muharremaj mori mbështetje të madhe për mandatin e tretë, gjatë një tubimi të organizuar me simpatizantë dhe qytetarë të komunës së Suharekës.
Gjatë fjalës së tij, ai shpalosi programin e tij qeverisës për mandatin e tretë. Muharremaj theksoi se Suharekën e ndërtuan qytetarët, bizneset, sportistët dhe bujqit, duke shtuar se ai është shërbyesi i tyre.
“Unë do të vazhdoj t’ju shërbej me nder dhe përkushtim, ashtu siç kam bërë gjatë tetë viteve të kaluara. Edhe për këtë mandat të tretë, do të realizojmë shumë projekte në fushat e infrastrukturës, sportit, rinisë dhe kulturës. Mbi të gjitha, do të punoj për ju deri në frymën time të fundit,” tha ai.
Muharremaj mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e komunës së Suharekës, duke dëshmuar edhe një herë se shumica dëshirojnë që ai të vazhdojë të udhëheqë edhe për një mandat të tretë.








































Lini një Përgjigje