Mësimdhënëset e Gjimnazit “Jeta e Re”, IAAP “Skënder Luarasi” dhe IAAP “Abdyl Ramaj” në Suharekë organizuan një darkë të përbashkët me rastin e Muajit Rozë, i cili shënon ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit.
Kjo mbrëmje e veçantë u karakterizua nga solidariteti, mesazhet frymëzuese dhe përkujdesja për shëndetin e grave. Pjesë e aktivitetit ishin edhe gra që kanë kaluar përvojën e vështirë të kësaj sëmundjeje, të cilat me kurajon e tyre i dhanë forcë dhe shpresë të re të pranishmeve.
Organizimi u mirëprit me shumë entuziazëm dhe u vlerësua si një nismë e vlefshme për komunitetin. Pritet që ky aktivitet të shndërrohet në një traditë të bukur vjetore, duke bashkuar mësimdhënëset e tri shkollave në frymën e kujdesit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.


















Lini një Përgjigje