Mimoza Bajraktari: Dashuria dhe kujdesi në familje reflektojnë në shëndetin e gjithë shoqërisë /

Shëndeti publik fillon nga shtëpia. Çdo kujdes që japim brenda familjes sonë, qoftë një fjalë e mirë, një vëmendje ndaj më të moshuarve apo kujdesi për fëmijët, është bazë për një shoqëri më të shëndetshme,” ka theksuar Mimoza Bajraktari.

Si kryeinfermiere, ajo tregon se çdo ditë e sheh nga afër ndikimin që dashuria dhe kujdesi i vogël në familje ka në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.

Në rolin e saj si kandidate, ajo premton që ky kujdes dhe kjo përkujdesje të reflektohen edhe në politikat publike, duke theksuar se shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, por jetë e shëndetshme dhe e lumtur për secilën familje.