Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtar i dalluar gjatë luftës, Gashi ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj atdheut në ditët më të vështira të historisë. Sot, me të njëjtin përkushtim, ai synon t’u shërbejë qytetarëve të Suharekës në paqe – me ndershmëri, vendosmëri dhe vizion të qartë.
Sipas tij, shërbimi për atdheun nuk përfundon në fushëbetejë, por vazhdon në institucionet që vendosin për jetën e përditshme të qytetarëve.
Rexhep Gashi ka theksuar tre prioritete kryesore nëse merr besimin e qytetarëve:
Të jetë zëri i qytetarëve në Asamble.
Të qëndrojë pranë vlerave për të cilat është luftuar.
Të punojë për një Suharekë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi, duke theksuar se ndryshimi i merituar vjen vetëm përmes bashkëpunimit dhe përfaqësimit dinjitoz.
Lini një Përgjigje