Afaristi dhe aktivisti Besnik Balaj bëhet pjesë e Vetëvendosje

Besnik Balaj është aktivist i lëvizjes Vetëvendosje! dhe afarist në fushën e ndërtimit. I njohur për përkushtimin ndaj punës dhe ndershmërinë, ai ka ndërtuar një biznes të suksesshëm duke kontribuar në zhvillimin lokal.

Me virtyte si puna dhe sinqeriteti, ai gëzon respekt si në jetën profesionale, ashtu edhe në angazhimin qytetar.

Në fushën e biznesit, Besniku drejton me sukses një kompani ndërtimi, e cila është e njohur për cilësi, korrektësi dhe respekt ndaj standardeve profesionale. Përmes punës së tij, ai ka kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin infrastrukturor të komunitetit lokal.

Me një qasje të hapur dhe bashkëpunuese, ai është i njohur për ndershmëri, integritet dhe vullnet të palëkundur për të sjellë ndryshime pozitive, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.