LDK në Suharekë zyrtarizon listën për Asamble, mungojnë disa nga emrat e njohur

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Suharekë ka prezantuar zyrtarisht listën me 30 kandidatë për Asamblenë Komunale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë listë, në pozitat e para janë përfshirë disa nga ish-asambleistët e legjislaturave të kaluara, ndërsa pjesë e saj është edhe kandidati për kryetar të Komunës, Ardian Shala si bartës i listes.

Megjithatë, ajo që ka rënë në sy është mungesa e disa figurave të njohura të LDK-së që deri më tani kanë qenë aktivë në politikën lokale. Ndër ta janë: Selman Kolgeci, Alban Berisha, Elmaze Bytyqi, Bashkim Ndrecaj dhe të tjerë, të cilët këtë herë nuk janë përfshirë në listë.

Burime brenda partisë bëjnë të ditur se gjatë ditës ka pasur edhe reagime nga disa prej këtyre emrave përjashtuar nga lista, ndërsa mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrin në vazhdim.