Donjete Kabashi, piktore e njohur dhe banore e fshatit Krushicë, ka vendosur të angazhohet në jetën publike si kandidate për Asamblenë Komunale të Suharekës.
E njohur për talentin dhe përkushtimin e saj në art, Kabashi beson se parimet që udhëheqin krijimtarinë artistike – vizioni, ndjeshmëria dhe përkushtimi – janë po aq të rëndësishme edhe në procesin e vendimmarrjes publike.
“Me angazhim dhe punë, si në art, ashtu edhe në shërbim të qytetarëve, mund të ndërtojmë diçka të qëndrueshme dhe me vlerë për të gjithë,” është shprehur ajo.
Me vizion të qartë dhe mbështetjen e ekipit të saj, Donjete Kabashi synon të promovojë një Suharekë që e vlerëson dhe përkrah artin, kulturën dhe të bukurën si pjesë thelbësore e zhvillimit të komunitetit.

Lini një Përgjigje