Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për qytetarët, institucionet dhe të gjithë ata që ishin pjesë e përballjes me situatat e vështira të ditëve të fundit, përfshirë vatrat e zjarrit që preken disa zona të komunës.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se këto ditë ishin sfiduese, por u përballuan së bashku, me përkushtimin e zjarrfikësve, policisë, vullnetarëve dhe ekipeve mjekësore.
“Vetëm ne që ishim në vendin e ngjarjes mund ta dimë sa e vështirë ishte. Megjithëse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, duhet të jemi të kujdesshëm e vigjilentë për çdo situatë emergjente,” theksoi Kryetari Muharremaj.
Ai kujtoi se qyteti i Suharekës është i njohur për bashkimin në çdo situatë — si në ditë festash, ashtu edhe në momente të vështira.
“E kemi traditë, sepse na mësoi e kaluara: të jemi për njëri-tjetrin, si një familje e madhe,” u shpreh ai.
Në fund, Muharremaj uroi që qytetarët të gëzojnë mbrëmjen mes festave, dasmave dhe çasteve të bukura me më të dashurit e tyre.

















Lini një Përgjigje