Gurra e Kadisë, një burim natyror që ndan Komunën e Suharekës me atë të Ferizajt, është një ndër pikat më të frekuentuara nga qytetarët e të dy komunave, të cilët e vizitojnë për të mbushur ujë të pijshëm, për t’u freskuar dhe për të shijuar qetësinë që ofron kjo zonë e mrekullueshme natyrore.
E rrethuar nga gjelbërimi dhe bukuritë natyrore të rralla, Gurra e Kadisë po merr një pamje të re falë investimeve që po realizohen nga Komuna e Suharekës. Projekti, që është drejt finalizimit, synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një destinacion atraktiv për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësi, freski dhe kontakt me natyrën.
Së shpejti, kjo zonë do t’u ofrojë qytetarëve një ambient të rregulluar, të pastër dhe mikpritës – një vend për pushim, relaks dhe shërbime bazike për vizitorët.



Lini një Përgjigje