Sot, në institucionin tonë në QKMF “Rexhep Kuçi”, është pensionuar Durak Obrazhda, laboranti me mbi 40 vite pune

Sot, në institucionin tonë në QKMF “Rexhep Kuçi”, festojmë një moment të veçantë – ditëlindjen e 65-të dhe njëherazi edhe pensionimin e kolegut tonë të nderuar, laborantit me mbi 40 vite përvojë pune.

Gjatë gjithë këtyre viteve të shërbimit të tij të palodhur, ai u dallua për punën kolektive, disiplinën dhe komunikimin shembullor me pacientët. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në institucionin tonë.

I urojmë pensionim të mbarë, shëndet të mirë dhe jetë të gjatë përplot lumturi pranë nipave, mbesave, miqve dhe të dashurve të tij.