Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
Një nga kontrollet është ndërmarrë , nga zyrtarët policor të Podujevës, mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100g.
Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në rrugën “Fitorja” në Podujevë ku janë gjetë dhe sekuestruar :
-një pushkë gjuetie
-dy pistoleta (TT,Bereta)
-pesë karikatorë
-municion
-para të gatshme rreth 1000 Euro
-një mjet i prehtë-thikë
-tre telefona etj.
Lidhur me rastet janë arresruar dy persona rë dyshuar:
Ndaj të dyshuarit:
• F. F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është inocuar rast për armëmbajtje pa leje.
Lini një Përgjigje