Procesi i vaksinimit të nxënësve të klasës së l-rë dhe të Vl-të

Procesi i vaksinimit të nxënësve të klasës së l-rë dhe të Vl-të ka filluar sot në shkollat fillore të komunës së Suharekës.

Këtë vit nxënëset (vajzat) e klasës së Vl-të përveç vaksinës kundër Difterisë,Tetanosit, Poliomielitit do të vaksinohen edhe me vaksinën kundër Human Papilloma Virusit.

Nxënesit e klasës së I- rë do të vaksinohen me vaksinën kundër Fruthit, Parotitit, Rubeollës, Difterisë, Tetanosit, Poliomielitit.

Ftojmë prindërit të mos hezitojnë ti vaksinojnë fëmijët pasi vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe vaksinimi mbetet mënyra më e mirë dhe më efektive në parandalimin dhe mbrojten nga sëmundjet ngjitëse.