Muharremaj: Çështja e dinarit, është dashur të shkojë me procedurë, u ngutën pak

Ai tha se Kosova u ngut në lidhje me çështjen e dinarit dhe se kjo duhet të shkonte me procedura.

“Ndoshta pak janë ngut në çështjen e dinarit, kjo është dashur të shkojë me procedura. Cdoherë duhet të bëhet në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, pasi edhë më tuje na kontrollon dhe na mbikqyr. Unë kisha thanë që snjëherë me u prish me faltorin ndërkombëtar as me Bashkimin Evropian derisa mundemi me mbajt maksimumin, po dikur nëse nuk shkon, duhet me tregu vetveten dhe me ec përpara”

“Pak çështja e dinarit ishte dhe çështje politike sepse ato mjete të cilat kishin ardhë kishin patur mundësi të shënderroheshin në euro. Kjo është dashur të shkojë në mënyrë graduale, por vendimin e kanë marrë por ata e dinë më mirë ndoshta edhe në aspektin juridik dhe profesional ” tha Muharremaj raporton Gazeta Blic.

Ai foli për procesin e dialogut dhe marrëveshjet e nënshkruara.

“Deshëm apo nuk deshën ne, marrëveshjen kemi me firmos s’kemi ku me shku. Ma mirë është me i kry procedurat , se po e flasn në aspektin më të thjeshtë ‘ne jemi në bela me dikë’ dhe kur njeriu është ne ‘bela me dikë’ s’mundet me shku as arën me punu dhe as me dal në obor të vetin, kështu që duhet të lirohemi ne prej këtij kompleksit. Derisa SHBA-të investojnë më shumë në demokraci, në këtë vend duhet me qenë të lirë të gjithë, me qenë të barabartë dhe me shku përpara” tha Muharremaj për Blic Interview raporton Gazeta Blic.