Komuna ndanë mirënjohje për dy sportiste që lanë gjurmë jo vetëm në Kosovë

Komuna e Suharekës, ka organizuar ceremoni festive me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas.

Në këtë solemnitet që është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës Bali Muharremaj, ishin të ftuara femrat kontributdhënëse vite me radh, gratë e dëshmorëve, aktivistet sportive, drejtoreshat, grate asambleiste si dhe femrat e administrates së Komunës. Fillimisht është mbajtur pjesa foljore, ku kryetari Muharremaj, i ka uruar të gjitha gratë duke filluar nga gratë e dëshmorëve, ato të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe të pranishmet tjera. “Respekt dhe shumë mirënjohës për punën tuaj dhe për mundin që po bëni.”

Ndërsa nënkryetarja e Komunës gjatë fjalës së saj në mes tjerash ka thënë:

“Sot ndjehem krenare dhe e nderuar të jem para jush në ditën ndërkombetare të gruas për ti kujtuar sfidat dhe sakrificat e grave për të drejtat e tyre, por edhe për të festuar të arriturat dhe sukseset në avansimin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

Në këtë ditë uroj që edhe 365 ditë të vitit, fjalët grua dhe vajzë të vazhdojnë të jenë sinonim i triumfit, suksesit, ngadhnjimit dhe inspirimit ashtu siç ishin shumë gra dhe vajza në vitet që i lamë pas.

Uroj që fuqizimi ekonomik i vajzave dhe i grave të shërbej si bosht rreth të cilit konceptohet dhe ideohet programi dhe politikat e zhvillimit ekonomik.”

Me nga një fjalë urimi janë paraqitur edhe dy deputetet suharekase, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyçi.

Në fund, Komuna ka ndarë mirënjohje për dy sportiste që lanë gjurmë jo vetëm në Kosovë. Lirije Veselaj Bytyçi, atlete dhe basketbolliste e njohur dhe Lumnije Latifi Thaqi atlete. Të dyja këto zonja që sot kishin ardhur nga Anglija dhe Zvicrra kanë lënë gjurmë në sportin jo vetëm Kosovar por edhe në Republikat e ish Jugosllavisë.