Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit e të drejtësisë, për të indentifikuar dhe vënë para drejtësisë anëtarët e grupit që kryen grabitje të armatosur gjatë ditës së sotme, në një nga argjendaritë në Suharekë.
“Njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Shala në Klan.
Të mërkurën në Suharekë, u plagos një zyrtar policor dhe një tjetër u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit me një grup të armatosur, që kishin kryer grabitje në një argjendari.
Lini një Përgjigje