Suharekë: Frutex dhe Golden Eagle dhurojnë aparat ultrazëri në vlerë prej 15 mijë eurosh për Spitalin e Kukësit

Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka dhuruar një aparat ultrazëri për Spitalin e Kukësit, me vlerë prej 15 mijë eurosh, i cili do të përdoret në shërbim të pacientëve të këtij institucioni shëndetësor.

Ky donacion është një shenjë mirënjohjeje për kujdesin, solidaritetin dhe humanizmin që qytetarët e Kukësit treguan ndaj pacientëve nga Kosova gjatë vitit 1999.

Përmes këtij kontributi, Fondacioni Frutex & Golden Eagle synon të shprehë falënderimin për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në një nga periudhat më të vështira për popullin e Kosovës.

Kukësi mbetet simbol i solidaritetit dhe humanizmit, ndërsa ky donacion përfaqëson një tjetër dëshmi të lidhjes dhe mirënjohjes ndërmjet dy popujve.