Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Gjatë ditës së sotme do të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Kuvendi do të mblidhen në ora 10:00 dhe në rend të ditës do të jetë sërish Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian që dënon sulmin në Banjskë dhe Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Në rend të ditës do të jetë po ashtu edhe rezoluta e opozitës për gritjen e koeficientit të pagave.

Ky është rendi i plotë i ditës në seancën e sotme:

.Seanca e veçantë, e paraparë më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor 2023:
2.Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).
3.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:

Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

  1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
  6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
  7. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  8. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  9. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
  10. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.