Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit të organizuar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.
Të dyshuarit dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale që ndërlidhen me krimin e organizuar, mashtrimin dhe shpëlarjen e parave.
Gjatë këtij aksioni është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë, vlera e së cilës tejkalon një milion euro.
Institucionet e sigurisë kanë theksuar përkushtimin e tyre për identifikimin, hetimin dhe luftimin e grupeve kriminale, duke zbatuar ligjin ndaj çdo aktiviteti që synon përfitime të paligjshme dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Personat e arrestuar konsiderohen të dyshuar dhe vlejnë parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.



















Lini një Përgjigje