Suharekë: Biblioteka e Qytetit “Hajdin Berisha” pranon donacion me libra dhe studime shkencore

Biblioteka e Qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë ka pranuar një donacion me libra dhe studime shkencore nga fusha e historisë, të dhuruara nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

Donacioni u pranua nga përfaqësuesit e bibliotekës, së bashku me lexuesin Mersel Bytyçi.

Ky kontribut pritet të pasurojë fondin bibliotekar dhe t’u ofrojë lexuesve mundësi më të mira për hulumtim, studim dhe njohje më të thellë të historisë sonë.

Biblioteka “Hajdin Berisha” vlerëson këtë donacion si një kontribut të rëndësishëm në mbështetje të dijes, kulturës dhe promovimit të leximit në komunitet.