Sensacionet në tregun e shoubizit vendor nuk kanë të ndalur asnjëherë nga reperi i mirënjohur kosovar, Ledri Vula.
Këtë herë ai për publikun solli një super-projekt muzikor të titulluar “Paranormal”.
Kjo këngë pritet të jetë një hit i vërtetë i kësaj sezone pasi ka një videoklip të jashtëzakonshëm dhe të rrallë.
Për këtë ka punuar një ekip i madh. Regjisor ishte Besian Durimishi, video producente është Adea Kelmendi, kompania që u përkujdes për videoklipin është “Supercut Studio”, ndërkaq muzikën e punoi producenti Big Bang.
Brenda pak minutave të publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube.
Më poshtë mund të ndiqni këngën e plotë me videklip:
Lini një Përgjigje