Një qytetar ka shprehur dëshirën që të dhurojë një veturë Nissan Primera 1.9 TDI, viti 2003, për një familje që ka fëmijë të sëmurë dhe gjendje të vështirë ekonomike.
Veturën e ka të regjistruar deri në prill të vitit 2026 dhe ndodhet në gjendje të rregullt.
Dhuruesi thekson se, para se ta dorëzojë veturën, do të vizitojë personalisht familjen për të parë gjendjen nga afër.
Për më shumë informacione ose nëse njihni një familje që ka nevojë, mund të kontaktoni në Viber: +383 44 176 893
Një gjest i madh human që dëshmon se solidariteti dhe dashuria për tjetrin janë vlera që e bëjnë shoqërinë tonë më të fortë.


















Lini një Përgjigje