Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Suharekë, në bashkëpunim me shoqatën “Papuçarët”, ka realizuar një aktivitet humanitar, përmes të cilit janë ndihmuar 30 familje në nevojë me pako ushqimore.


Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e familjeve në gjendje të vështirë ekonomike dhe promovimin e solidaritetit e të kujdesit ndaj njëri-tjetrit.
Me këtë rast, Kryqi i Kuq – Dega në Suharekë ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për anëtarët e shoqatës “Papuçarët”, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti dhe kontribuuan në realizimin e tij.
Në emër të familjeve përfituese, është vlerësuar lart kontributi humanitar dhe gatishmëria për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.
Solidariteti dhe humanizmi janë vlera që e bëjnë komunitetin më të fortë.

















Lini një Përgjigje