NPL “EKO-THERANDA” Sh.A. në Suharekë është pajisur me një robot modern për pastrimin dhe mirëmbajtjen e terreneve të ndryshme, falë një donacioni nga kompania “Gani Transport”.

Pajisja i është dorëzuar ndërmarrjes nga Sami Berisha dhe pritet të ndikojë në rritjen e efikasitetit të punës së ekipeve në terren, duke lehtësuar procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.
Sipas njoftimit të EKO-THERANDA-s, ndërmarrja gjatë kësaj periudhe është duke përfituar edhe nga makineri dhe pajisje të siguruara nga Komuna e Suharekës. Krahas mbështetjes institucionale, kontributi i bizneseve dhe qytetarëve po ndihmon në zgjerimin e kapaciteteve operative të saj.
Nga ndërmarrja kanë shprehur mirënjohje për kompaninë “Gani Transport” për këtë donacion, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe ndërmarrjeve publike.
Pajisja e re pritet të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes, në funksion të krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të gjelbër për qytetarët e Suharekës.

















Lini një Përgjigje