Komuna e Suharekës, me mbështetjen e Iniciativës për Inovacion Suhareka (IIS), ka organizuar një takim me përfaqësues të bizneseve lokale, ku është diskutuar mundësia e krijimit të partneriteteve publiko-private për realizimin e projekteve kapitale.

Në kuadër të këtij procesi, Komuna e Suharekës ka angazhuar kompaninë INSI për hartimin e një studimi të fizibilitetit, i cili do të analizojë mundësitë dhe potencialin e zbatimit të modelit të partneritetit publiko-privat në disa nga projektet kapitale të komunës.
Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, si dhe identifikimin e mundësive konkrete për investime të përbashkëta.
Përmes këtij modeli synohet të shfrytëzohet potenciali i bizneseve lokale, të nxiten investimet private dhe të krijohen mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Suharekës, si dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Studimi i fizibilitetit pritet të ofrojë një pasqyrë më të qartë mbi mundësitë e realizimit të projekteve komunale përmes partneriteteve publiko-private.





















Lini një Përgjigje