Parku Industrial në Suharekë pritet të përfitojë nga një marrëveshje e re bashkëpunimi ndërmjet Parqeve Industriale të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve nga Bashkimi Evropian.
Marrëveshja e Mirëkuptimit u nënshkrua në kuadër të Konferencës së XV për Ekonominë 2026, që po mbahet në Mal të Zi. Në emër të Kosovës, marrëveshjen e nënshkroi u.d. drejtoresha e APINK-së, Zana Kotorri.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, krijimin e mundësive për investime dhe partneritete të reja, si dhe integrimin e ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor në zinxhirët evropianë të furnizimit dhe vlerës.
Për Kosovën, kjo marrëveshje paraqet një mundësi për ndërkombëtarizimin e Parkut Industrial në Suharekë, shkëmbimin e përvojave me parqet industriale të BE-së dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendore.
Po ashtu, bashkëpunimi synon të kontribuojë në zhvillimin e parqeve industriale më konkurruese, të gjelbra dhe të integruara në ekonominë evropiane.

















Lini një Përgjigje