Kontribut i komunitetit për përmirësimin e kushteve në shkollën e Bllacës

Bllacë – Shoqata e fshatit Bllacë, e udhëhequr nga kryetari Besmir Iballi, së bashku me hoxhën e fshatit Naser Hoxha dhe donatorët, kanë kontribuar në ngjyrosjen e tri klasave të shkollës së fshatit.

Në këtë nismë morën pjesë edhe kryetarja dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Shkollës, si dhe kryetarja e Këshillit të Prindërve.

Sipas shkollës, punimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës së ardhshme, me qëllim të përfshirjes së klasave të tjera.

Shkolla ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e kushteve për nxënësit.