Është mbajtur takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku në fokus të diskutimit ishte Buxheti i Komunës së Suharekës për vitin 2027.
Takimi u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, ndërsa anëtarët e KPF-së diskutuan për planifikimet buxhetore, prioritetet dhe nevojat e komunës për vitin e ardhshëm.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim konstruktiv lidhur me orientimin e mjeteve buxhetore dhe projektet që synohet të realizohen gjatë vitit 2027, me qëllim të përmbushjes së nevojave të qytetarëve dhe avancimit të zhvillimit të komunës.
Takimi është pjesë e procesit të planifikimit dhe shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2027. Pas përfundimit të procedurave përkatëse, projektbuxheti pritet të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës së Suharekës.
Diskutimet në kuadër të KPF-së përbëjnë një nga hapat e rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve dhe investimeve që do të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

















Lini një Përgjigje