Pronari i fabrikës së mobiljeve “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Londër, ku më 1 korrik mori pjesë në një darkë zyrtare në Dhomën e Lordëve.
Vizita në njërin prej institucioneve më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar u vlerësua si një përvojë e veçantë, e karakterizuar nga mikpritje e lartë, takime me personalitete të rëndësishme dhe një atmosferë bashkëpunimi e respekti të ndërsjellë. Gjatë darkës zyrtare, e cila zgjati mbi tre orë e gjysmë, të pranishmit patën mundësi të zhvillojnë biseda me anëtarë të Dhomës së Lordëve dhe personalitete të tjera të shquara.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore, duke krijuar hapësirë për shkëmbim idesh dhe forcim të raporteve të bashkëpunimit. Në kuadër të kësaj vizite, u shpreh mirënjohje e veçantë për organizatorët e ngjarjes, për ftesën, mikpritjen dhe organizimin në nivel të lartë. Falënderime të posaçme iu drejtuan edhe mikut të kahershëm, Shkëlqesisë së Tij, z. Gerry MacDonagh, për mbështetjen e vazhdueshme, miqësinë e sinqertë dhe kontributin e tij të çmuar.
Po ashtu, u falënderua edhe znj. Vlahova për përkushtimin, profesionalizmin dhe mikpritjen e ngrohtë. Një ditë më pas, më 2 korrik, Bajram Lumi zhvilloi takime edhe në selinë qendrore të HSBC në Canary Wharf, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi, shkëmbim idesh dhe perspektiva të reja për lidhje ekonomike e profesionale.
Falënderime të veçanta iu drejtuan edhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jonathan Hargreaves, për mbështetjen dhe vlerësimin e tij. Kjo vizitë u cilësua si një mundësi e rëndësishme për promovimin e bashkëpunimit, miqësisë dhe lidhjeve ndërmjet përfaqësuesve nga Kosova dhe personaliteteve të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar.
















Lini një Përgjigje