Reshjet e shiut shtyjnë aksionin e pastrimit në Suharekë për 23 prill /

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, është shtyrë aktiviteti i pastrimit që ishte planifikuar të mbahej më 22 prill.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili njoftoi se aktiviteti do të zhvillohet një ditë më vonë, më 23 prill 2025.

“Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe gatishmërinë tuaj të vazhdueshme për një Suharekë më të pastër”, ka theksuar Muharremaj, duke shprehur mirënjohje edhe për të gjitha ekipet vullnetare që janë lajmëruar për t’iu bashkuar këtij aksioni.

Autoritetet komunale bëjnë thirrje që qytetarët dhe vullnetarët të vazhdojnë mbështetjen e tyre edhe në datën e re, me synim ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë në komunën e Suharekës.