U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Komiteti për Politikë dhe Financa për vitin 2026 /

Sot është mbajtur mbledhja e dytë (2) e rregullt për vitin 2026 e Komiteti për Politikë dhe Financa, ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një sërë pikash me rëndësi për funksionimin e qeverisjes lokale.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit kanë trajtuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
  5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave;
  6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”;
  7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Regjioni”;
  8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit financiar të ekzekutimit dhe administrimit të buxhetit të Komunës për periudhën janar–dhjetor 2025;
  9. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për mbikëqyrjen e kontratave në zonën industriale në Shirokë;
  10. Raporti i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e datave 6–8 janar 2026.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar në detaje nga anëtarët e komitetit dhe janë miratuar për procedim të mëtejmë në mbledhjen e radhës të Kuvendi i Komunës (Asamblesë).

Mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe me theks të veçantë në transparencë, përgjegjësi institucionale dhe avancimin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal.