Sot është mbajtur mbledhja e dytë (2) e rregullt për vitin 2026 e Komiteti për Politikë dhe Financa, ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një sërë pikash me rëndësi për funksionimin e qeverisjes lokale.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit kanë trajtuar këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Regjioni”;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit financiar të ekzekutimit dhe administrimit të buxhetit të Komunës për periudhën janar–dhjetor 2025;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për mbikëqyrjen e kontratave në zonën industriale në Shirokë;
- Raporti i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e datave 6–8 janar 2026.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar në detaje nga anëtarët e komitetit dhe janë miratuar për procedim të mëtejmë në mbledhjen e radhës të Kuvendi i Komunës (Asamblesë).
Mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe me theks të veçantë në transparencë, përgjegjësi institucionale dhe avancimin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal.


















Lini një Përgjigje