Sot pata kënaqësinë të mirëpres në ekipin tim Ekspertin e Sigurisë dhe juristin Dardan Krasniqi, i cili na bashkohet me përvojën e tij të çmuar dhe vullnetin për një Kosovë që ecën përpara.
Dardani është figurë e njohur e çështjes kombëtare. Si i ri, ai ishte pjesë e tri luftërave çlirimtare – të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – ku u dallua për guxim, vendosmëri dhe aftësi të larta organizative.
Ai vjen në AAK me një përvojë mbi 25-vjeçare në politikë dhe aktivitet shoqëror. Dardan Krasniqi ka qenë polici dhe drejtuesi i parë i Policisë së Kosovës në Malishevë, duke kontribuar në vendosjen e rendit dhe strukturave të sigurisë pas luftës.
Z. Krasniqi vjen nga një familje të thellë patriotike – me nënën mësuese dhe babain kolonel të TMK-së, njëherësh themelues i celulave të para të UÇK-së. Ky trashëgim i fortë atdhedashës është baza e formimit të tij profesional dhe kombëtar.
Në rrugëtimin e tij – si çlirimtar, si pjesëtar i Policisë, si aktivist dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes – Dardani ka pasur gjithmonë dy objektiva të pandryshuar:
çështjen kombëtare dhe politikat e sigurisë si element thelbësor në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie të fortë.
Angazhimi i tij i sinqertë është shembull frymëzues për shumë patriotë, ekspertë dhe qytetarë të mirë të vendit, të cilët po e gjejnë rrugën drejt AAK-së – rrugën e Kosovës që synon progres, stabilitet dhe forcim të institucioneve.

















Lini një Përgjigje