Policia e Kosovës në Suharekë ka ekzekutuar më 20 nëntor 2025 një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që kërkonte arrestimin dhe dërgimin në vuajtje të dënimit të personit S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc të Suharekës.
I dënuari ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Patrulla e Stacionit Policor të Suharekës ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, duke e dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit prej 4 vitesh burg.
Policia e Kosovës thekson se vepron me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në bashkëpunim të ngushtë me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante.
Në fokus mbetet krijimi i një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.

















Lini një Përgjigje