Asociacioni i Ndërmarrjeve Publike Komunale – PAMKOS ka njoftuar sot anëtarësimin e ndërmarrjes më të re në rrjetin e saj profesional, NPL “Eko-Theranda” Sh.A. nga Suhareka.
Ky anëtarësim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërmjet ndërmarrjeve publike lokale, sidomos në fushën e menaxhimit të mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës së Suharekës.
Përfshirja e “Eko-Theranda” Sh.A. në platformën bashkëpunuese të PAMKOS hap mundësi të reja për shkëmbim përvojash, standardizim të praktikave profesionale dhe rritje të efikasitetit operativ në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
PAMKOS theksoi se mbetet e përkushtuar t’i mbështesë të gjitha ndërmarrjet anëtare përmes programeve për ngritjen e kapaciteteve institucionale, lobimit për politika të qëndrueshme si dhe nxitjes së bashkëpunimit për një mjedis më të pastër në gjithë vendin.
Bashkë po ndërtojmë një sektor më efikas dhe një të ardhme më të gjelbër për qytetarët tanë.

















Lini një Përgjigje