Kryetari Muharremaj bën thirrje për qetësi dhe vetpërmbajtje pas fyerjeve dhe kërcënimeve

Pas disa komenteve fyese dhe kërcënuese që janë shfaqur në rrjete sociale, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar publikisht duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të ndërsjellë.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Muharremaj ka theksuar:

“Mirëmbrëma të dashur qytetarë,
Fyerjet e tilla nuk na qojnë askund.
Madje as llojet e kërcënimeve si ‘Syt ja shpofsha’ nuk e krijojnë një situatë të mirë.
Andaj ju ftoj për qetësi dhe vetpërmbajtje.
Nuk kemi nevojë ta urrejmë askënd, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin.
Suhareka është model i kulturës dhe tolerancës, andaj mos bini në asnjë provokim.
Natyrisht, kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin.”

Ky reagim i kryetarit Muharremaj vjen në prag të balotazhit të 9 nëntorit, me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe dinjitetit qytetar në Komunën e Suharekës.