Bali Muharremaj: “Jam i fortë shpirtërisht, sepse më bën i fortë mbështetja e popullit”

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe kandidati për rizgjedhje, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh motivues për qytetarët, ku ka theksuar vendosmërinë dhe forcën shpirtërore që e merr nga mbështetja e popullit.

Në reagimin e tij publik, Muharremaj ka shkruar:

“Jam i fortë shpirtnisht edhe thuajse i pathyeshëm.
Të fortë më bën mbështetja tek populli.
Unë e kam vetëm një obligim – me punu.”

Ky mesazh është pritur me reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku qytetaret kanë vlerësuar përkushtimin dhe vendosmërinë e tij për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Komunës së Suharekës.