Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku persona të papërgjegjshëm janë parë duke hyrë me automjete në zonën e parkut rekreativ të qytetit, duke shkaktuar dëmtime në hapësirat publike sportive dhe rekreative.
Në reagimin e tij, kryetari Muharremaj theksoi se dëmtimi i hapësirave publike nuk lejohet dhe se për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj shkelësve, përfshirë edhe gjobitjen sipas ligjit në fuqi.
“Ajo zonë është për sportistët, fëmijët dhe të gjithë ata që e shfrytëzojnë sipas rregullave. Faleminderit qytetarëve për raportimin e rastit,” ka deklaruar Muharremaj.
Ky reagim vjen si thirrje për përgjegjësi qytetare dhe respektim të hapësirave të përbashkëta, të cilat janë krijuar për rekreacion, sport dhe mirëqenie të komunitetit.


















Lini një Përgjigje