Visar Kuçi: Zëri i qytetarëve, asambleisti më i votuar në Komunën e Suharekës /

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, qytetarët e Suharekës kanë folur qartë – Visar Kuçi është shpallur asambleisti më i votuar në Komunën e Suharekës, duke marrë mbështetjen më të madhe ndër të gjithë kandidatët.

Fjala “besim” merr kuptim të plotë kur qytetarët vendosin t’ia japin votën e tyre dikujt me zemër. Këtë herë, ai besim u shpreh fuqishëm për Visar Kuçin, një emër që përfaqëson përkushtim, ndershmëri dhe afërsi me komunitetin.

Ky rezultat nuk është rastësi – është fryt i punës së pandalur, dëgjimit aktiv dhe gatishmërisë për të qenë pranë çdo qytetari, në çdo ditë dhe në çdo nismë që ndihmon zhvillimin e komunës.

Në një prononcim për portalin Suhareka Express, Kuçi u shpreh:

“Faleminderit secilit që më dha besimin dhe mbështetjen. Ky është motivi im më i madh për të vazhduar punën me përulësi e dashuri për qytetin tonë dhe komunën tonë,” – tha Visar Kuçi pas shpalljes së rezultateve.

Sipas informatave, Visar Kuçi pritet t’i marrë edhe rreth 130 vota nga Diaspora, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë e tij.