Suharekë: Bartësi i listës së AAK-së mbi 900 vota më shumë se kandidati i LDK-së për kryetar /

Suhareka është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, ku do të përballen AAK-ja dhe LDK-ja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garoi në zgjedhjet e 12 tetorit me Bali Muharremajn, që e drejtoi qytetin suharekas për dy mandate, mori 45,70%. Në vend të dytë, me 31,65%, doli Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe prej AAK-së, kandidati i LDK-së ishte edhe bartës i listës. Shala arriti 4,724 vota, bazuar në të dhënat e KQZ-së nga Qendra Komunale e Numërimit.

Por, edhe pse po synon karrigen e kryetarit, i pari i listës së kundërshtarit, ka mbi 900 vota më shumë deri më tash.

Bexhet Kuqi nga Aleanca, që udhëhoqi listën e partisë, ka marrë 5 mijë e 533 vota, apo 949 më shumë se Ardian Shala.