Projekti “Sfidat e brezit të ri” përfshin 11 shkolla të Suharekës /

Në Suharekë po zhvillohet projekti “Sfidat e brezit të ri, dukuritë negative që prekin të rinjtë sot”, i cili financohet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mjedisit (DKRSM).

Në këtë projekt janë përfshirë gjithsej 11 shkolla, prej tyre tri shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore. Ligjëratat tashmë janë realizuar në gjimnazin “Jeta e Re”, SHMU “7 Marsi” dhe SHMU “Destan Bajraktari”. Ndërkohë, gjatë muajit tetor, ato do të mbahen edhe në shkollat tjera të planifikuara.

Veç përmbajtjes së projektit, në çdo fillim ligjërate po shfrytëzohet hapësirë për shpërndarjen e njohurive dhe informacioneve rreth aktivitetit të Kryqit të Kuq, duke shtuar kështu edhe vlerën edukative të këtij angazhimi.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për sfidat që përballen sot dhe të ofrojë udhëzime për t’u shmangur nga dukuritë negative që prekin shoqërinë.