Suharekë, 05 tetor 2025, Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer, konkretisht një granate dore, në fshatin Grejkoc të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit zyrtar, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e perimetrit për të shmangur rrezikun e mundshëm për qytetarët.
Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr mjetin e pashpërthyer, duke eliminuar çdo mundësi rreziku.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të mos prekin mjetet e dyshimta, por menjëherë të njoftojnë policinë.

















Lini një Përgjigje