Visar Berisha i bashkohet garës për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-së /

I njohur për karrierën e tij të gjatë në futboll, ku ka qenë lojtar i Ballkanit dhe disa skuadrave të tjera, Visar Berisha tashmë ka vendosur të marrë një rol të ri në shërbim të qytetarëve të Suharekës. Ai ka shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Berisha theksoi se prioriteti i tij do të jetë zhvillimi i sportit dhe aktiviteteve rinore, si një themel i rëndësishëm për shëndetin dhe edukimin. Ai u zotua se do të mbështesë të rinjtë dhe familjet përmes iniciativave konkrete në fushën e sportit, duke krijuar mundësi të reja për gjeneratat e ardhshme.

“Bashkë mund të sjellim ndryshimin që i duhet qytetit tonë,” tha Berisha, duke e vënë theksin tek përfshirja e të rinjve dhe fuqizimi i tyre si motor i zhvillimit lokal.