Donjetë Kabashi: Fitorja po ndërtohet bashkë me qytetarët /

Në Krushicë të Poshtme, kandidatja për Asamble Komunale, Donjetë Kabashi, u mirëprit me zemërgjerësinë dhe besimin e qytetarëve.

Gjatë takimit, ajo bashkë me ekipin e saj biseduan për sfidat dhe mundësitë që e presin komunën, duke u zotuar se do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve me përkushtim të plotë.

Kabashi theksoi se çdo takim është një dëshmi e qartë se fitorja po ndërtohet bashkë me qytetarët, duke kërkuar përkrahjen e tyre më 12 tetor.

Ajo garon me numrin 174 për Asamble, ndërsa lista e saj mbështetet me numrin 21.