Burhan Sejdiu me numër 30, kandidat për Asamblenë Komunale nga Partia Demokratike e Kosovës PDK 191.
Fokusi im si asambleist do të jetë në tri fusha kyçe: kulturë dhe art, mbrojtje të ambientit dhe menaxhim emergjent.
1. Kulturë dhe Art
-Organizimi i Festivalit të Muzikës Popullore, Festivalit të Folklorit dhe Festivalit të Muzikës për Fëmijë.
-Hapja e Shkollës së Ulët të Muzikës pranë Shtëpisë së Kulturës.
-Krijimi i kurseve për instrumente muzikore, vallëzim dhe arte skenike.
-Fuqizimi i SHKA “Jehona” , riaktivizim te shoqrive kulturoartistike te harruara dhe aktivizimi i plotë i Teatrit të Qytetit. -Aktivizimi i nje kinemaje moderrne !
Këto aktivitete do të gjenerojnë të ardhura për të siguruar kontinuitet financiar për kulturën në komunën tonë.
2. Mbrojtja e Ambientit
– Menaxhim më efikas të mbeturinave.
– Zhvillimi i hapësirave të gjelbra.
Gardianet e ambientit – hiking , kampe , dhe shtigje te reja
– Fushata ndërgjegjësimi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
3. Menaxhimi Emergjent
– Themelimi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
– Fuqizimi i kapaciteteve parandaluese dhe reaguese.
– Krijimi i njësive vullnetare që mbështesin reaguesit e parë.
Këto masa bazohen në Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera.























Lini një Përgjigje