Bali Muharremaj takon qytetarët në disa fshatra të Suharekës /

Kandidati për Kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë fundjavës ka zhvilluar takime me qytetarët e fshatrave Gjinoc, Duhël, Sallagrazhdë, Savrovë dhe Dobërdelan.

Në këto takime, Muharremaj ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët për Asamblenë Komunale nga këto fshatra, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.

“Jemi këtu për të dëgjuar dhe për të diskutuar planin tonë qeverisës për mandatin e tretë. Ne po ofrojmë një projekt qeverisës transparent dhe për qytetarët, gjithmonë bashkë me qytetarët,” u shpreh Muharremaj.

Takimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore, ku qytetarët patën mundësi të shprehin shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e komunës.