Media Center Vala publikon oraret dhe çmimoren për prezantimet zgjedhore

Media Center Vala ka përgatitur programin zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025, duke ofruar hapësirë për të gjitha subjektet politike që dëshirojnë të prezantojnë programin dhe kandidatët e tyre për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në kuadër të këtij programi, janë hartuar oraret e dedikuara për secilin subjekt politik si dhe është publikuar çmimorja përkatëse.

Me këtë nismë, Media Center Vala synon të sigurojë informim të drejtë dhe të barabartë për qytetarët, duke u krijuar hapësirë të gjitha partive për prezantimin e vizionit të tyre.

Oraret dhe çmimorja janë të publikuara më poshtë dhe që nga sot, subjektet politike mund të aplikojnë për rezervimin e terminit të tyre.