Në ditët e para të shtatorit, kur lëvizja e qytetarëve është më e ulët pas sezonës së verës, ekipet e NPL “Eko-Theranda” kanë vazhduar me përkushtim punët e rregullta të mirëmbajtjes dhe pastrimit në qytet.
Aktivitetet e realizuara përfshijnë:
- Larjen e rrugëve në gjithë qytetin
- Pastrimin e drunjve të dëmtuar në Sheshin “Besim Ndreca”
- Eliminimin e mbeturinave të ngurta
- Mirëmbajtjen dhe pastrimin profesional të luleve dhe hapësirave të gjelbërta
Këto veprime kanë për qëllim ruajtjen e pastërtisë, sigurisë dhe bukurisë së qytetit, duke krijuar një ambient më të shëndetshëm dhe estetik për të gjithë qytetarët e Suharekës.
























Lini një Përgjigje